Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:07

​Haradinaj: Hapja e temës së kufijve e papranueshme për mua

Vlorë | 08/08/2018 13:23

Kryeministri Ramush Haradinaj gjatë vizitës në Vlorë ka deklaruar se hapja e temës së kufijve është e papranueshme për të.

Ai gjatë takimit me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, ka shprehur respektin e popullit të Kosovës për Vlorën dhe për mundësinë e ndërtimit të së ardhmes duke ndihmuar njëri-tjetrin.

I pyetur për deklarimet e presidentit Hashim Thaçi për korrigjimin e kufijve, Haradinaj tha se hapja e kësaj teme është e papranueshme për të.

Duke tentuar t'iu shmanget pyetjeve të tjera të gazetarëve rreth korrigjimit të kufijve, shefi i Qeverisë së Kosovës tha se shpreson që më 1 janar të hiqet dogana mes shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë.

I pyetur nëse referendumin për një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë e sheh si zgjidhje, ai u shpreh se kufijtë nuk duhet të preken.

Ndërsa, kryebashkiaku i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli e falënderoi kryeministrin Haradinaj për vizitën e sotme në Vlorë duke e quajtur si vizitë historike.

Ai nuk ka dashur të komentojë mundësinë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, kryeministri i Kosovës , Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kryebashkiaku, ka vizituar monumentin e pavarësisë, ka vendosur kurora lulesh pranë varrit të Ismail Qemalit, dhe po ashtu ka vizituar Muzeun Historik dhe Muzeun e Pavarësisë.


Ndryshe, shefi i Qeverisë së Kosovës me rastin e kësaj vizite, kryebashkiakut të Vlorës i dhuroi një hartë të vogël të Kosovës, kurse Leli i dhuroi kryeministrit Haradinaj portretin e Ismail Qemalit. /KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress