Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:11

​Haradinaj: Gjithë ata që kanë kryer krime në Kosovë e kanë vendin në burg

Prishtinë | 16/05/2019 17:37

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj duke komentuar fotografinë e publikuar gjatë ditës sotme ku shihet një grua duke u dhunuar nga paramilitarët serb është shprehur se institucionet e Kosovës gjithmonë do të qëndrojnë prapë viktimave të dhunës seksuale.

Për gjitha ata që i kanë kryer këto krime, shefi i ekzekutivit tha se duhet të shkojnë në burg.

Kreu i Qeverisë, tha se këtë e mbështet edhe më shumë që Kuvendi të vendos me bazë ligjore për gjitha krimet që janë bërë në Kosovë.

Sipas Haradinajt, një gjë është e sigurt që asnjëherë më Serbia nuk do të vendos kushte ndaj Kosovës, siç është bërë deri më tani.


Këto komente Haradinaj i bëri gjatë vizitës që ka bërë në Policinë e Kosovës. Me këtë rast, ai u shpreh se janë të përkushtuar për të përkrahur Policinë në fuqizimin ligjor për të qenë në nivel.

Ndërkaq, drejtori i Policisë, Rashit Qalaj u shpreh se janë të kënaqur me përkrahjen e qeverisë dhe se do të shtojnë gjitha masat që të jenë në nivelin e duhur.

Pjesë e këtij takimi ishin dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa dhe ai i Financave, Bedri Hamza./KosovaPress/ 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress