Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 20.09.2018 05:36

​Haradinaj: Gjendja në arsim nuk është e mirë

Prishtinë | 03/01/2018 14:37

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot se gjendja në arsim nuk është e mirë. Sipas tij për këtë sektor duhet shumë punë.

Këtë deklaratë Haradinaj e ka bërë pas një takimi  me ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi.

 “Sektori i energjisë na ka marr shumë punë, por tash e kemi në prioritet arsimin. Vlerësimi i testit Pisa që do të mbahet prill ose maj, një pjesë e përgjegjësisë bie për këtë për kryetarët e komunave, drejtorët e arsimit e deri te arsimi”, ka thënë Haradinaj.

 Ai ka folur edhe për sigurinë dhe dukurinë e  përdorimit të drogës  nëpër shkolla. Sipas tij, ende vazhdon prania e qytetarëve  që shpërndajnë drogë në shkolla ndërsa ka folur edhe për paralajmërimet për greva nga mësimdhënësit.
Haradinaj tha se rritja e pagave 4 përqind është në kuadër premtimit. 

 “Premtimi elektoral për paga po, por edhe përgjegjësia duhet kërkuar”, tha Haradinaj./KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress