Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.10.2018 02:30

​Haradinaj: E qetësova situatën, incidenti s’ka të bëjë me mua

Prishtinë | 16/06/2018 15:26

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka sqaruar ngjarjen e sotme gjatë zbulimit të shtatores së Beg Rizajt në Deçan.

Aty u pa një konflikt me Ali Rizaj, vëllain e Beg Rizajt, por nuk dihet saktë se çka ka ndodhur.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me të.

 “Sot, në 19-vjetorin e çlirimit të Deçanit përkujtuam flijimin për liri të luftëtarëve nga e gjithë shqiptaria. Më këtë rast, disa media kanë spekuluar, se ka pasur reagime të vëllait të Beg Rizajt drejtuar ndaj meje. I siguroj qytetarët e Deçanit dhe publikun e gjerë, se mosmarrëveshja nuk kishte të bënte asgjë me mua. Ndërhyrja ime ishte në funksion të qetësimit të situatës, për të ruajtur figurën e luftëtarit tonë të lirisë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress