Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 17.10.2018 02:06

​Haradinaj e pranon: FSK përmes ndryshimeve kushtetuese, i pamundshëm

Prishtinë | 11/06/2018 13:09

Shndërrimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese po duket i pamundur për shkak të refuzimit të Listës Serbe.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili tha se për momentin është e pamundur kjo gjë, pasi duhen dy të tretat e votave të Listës Serbe për t’u bërë ndryshimet kushtetuese.

“Baza kushtetuese, mandatimi përmes bazës kushtetuese si opsion është gati se i pamundshëm, sepse kërkon votën e 2/3 të kualifikuara, do të thotë të serbëve. Duke qenë kështu është vështirë të kalkulojmë se tani e kemi këtë votë. Në një moment të caktuar do të jemi të detyruar ta mandatojmë ushtrinë e Kosovës me ligj”, theksoi Haradinaj. 


Kreu i Qeverisë, ka folur edhe për platformën për dialogun me Serbinë që e ka tërhequr nga Kuvendi.

Tha se ata që e kanë kritikuar platformën nuk e kanë pasur hallin të përmbajtja, por tek emri i njerëzve që do të jenë në ekipin e përbashkët.

Megjithatë, Haradinaj shpreson që nuk do të bëhet pengesë emri i njërit prej tyre dhe të humbin si Kosovë.

Ndërsa, i pyetur nëse emërimi i Milan Radojçiqit si nënkryetar i Listës Serbe, do të ndihmojë në ndryshimin e qëndrimit, tha se ai e ka takuar atë, por nuk e dijë se si do të reflektojë, sepse vendimet i marrin ata vet.


Haradinaj ishte akuzuar se për koalicionin me Listën Serbe kishte marrë pëlqimin e Milan Radojçiq, i cili dyshohet se është njeriu që kontrollon veriun e Kosovës. /KosovaPress/

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress