Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 14.12.2018 07:51

​Haradinaj-Delawie bisedojnë për nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve

Prishtinë | 14/06/2017 19:12

​Kandidati i koalicionit PAN, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti sot në një takim ambasadorin e SHBA në Kosovë Greg Delawie me të cilin biseduan për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe nevojën e krijimit të shpejtë të institucioneve me qëllim të avancimit të proceseve të Kosovës.

Takimi i Haradinaj me diplomatin amerikan është vazhdimësi e bisedave të përbashkëta për aktualitetin dhe zhvillimet në Kosovë, thuhet në një komunikatë për media të AAK-së. 

Kreu i AAK-së Haradinaj theksoi në veçanti mirënjohjen për SHBA-të dhe rolin e tyre në ndihmë Kosovës në të gjitha proceset e saj dhe në veçanti ndihmës në shtet-ndërtim dhe krijimin e një shoqërie demokratike në vend. 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress