Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 14.10.2019 09:23

​Haradinaj: Bashkëpunim me SHBA-të edhe për shkollimin e të rinjve

Prishtinë | 19/06/2019 09:58

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim, një delegacion të drejtuesve dhe profesorëve nga James Madison University dhe Mercer University, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë për konferencën dyditore “Nga Paqja në Prosperitet- Transformimi i Shoqërisë Kosovare përmes Lidershipit të mirë”.

Haradinaj tha se Kosova ka pasur fat që në rrugëtimin e saj historik ka vendosur partneritet strategjik me SHBA-të dhe se mbështetja në shkollimin e të rinjve tanë është një nga fushat kyçe që Qeveria e vendit është e përkushtuar ta vazhdojë këtë bashkëpunim.

Kjo konferencë ka për qëllim ngritjen e njohurive të lidershipit dhe menaxhmentit si dhe zhvillimi i mëtejshëm të shkathtësive.

“Shpreha vullnetin dhe gatishmërinë, që kjo eksperiencë të shndërrohet në rrugë afatgjate të bashkëpunimit, duke ua mundësuar fëmijëve tanë, shkollimin cilësorë dhe praktikat më të avancuara të lidershipit”, tha Haradinaj./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress