Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 19.07.2019 02:42

​Haradinaj: Asnjë herë nuk i kemi pasur marrëdhëniet më të mira me Amerikën

Prishtinë | 15/05/2019 22:35

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që të japing ide për ndarje të Kosovës, ndikojnë që rusia ta rrit ndikimin e saj në rajon.

Haradinaj në RTV Dukagjini ka thënë se kompromisi për Kosovën ka qenë Pako e Ahtisarit dhe se kompromise tjera nuk do të ketë.

Ai ka thënë se Kosova tashmë ka konsoliduar institucionet e sigurisë dhe të gjithë ata që flasin për status-quo “qëllimshëm po duan ta mashtrojnë Kosovën”.

Kryeministri ka thënë se me Presidentin ka raporte institucionale, pasi i ka obligim kushtetues. “Mirëpres, kur Presidenti prezanton në akademi përkujtimore të organizuara nën patronatin tim”.

Haradinaj ka thënë se është shumë i gëzuar që në tema të interesit nacional, “disa kanë dështuar disa pasi janë munduar të më bindin se është e kryer kjo punë dhe mos humb kohë... Jam shumë i kënaqur që i kam lënë duarthatë të gjitha ata. Jo për hatër timin, por të këtij vendi. Ata që kanë hyrë në këtë vorbull, fatkeqësisht një pjesë pa e ditur se çfarë janë duke bërë”, tha ai.

Haradinaj ka folur edhe për raportet e Kosovës me Amerikën, ku siç tha janë më të mira se asnjëherë më parë. “Çdo javë kam delegacione nga administrata e SHBA-së. Menjëherë mund të bëj vizitë në Amerikë”.

Kryeministri ka thënë se ambasadori i SHBA, Kossnet është diplomat shumë serioz dhe më ta ka takime të shpeshta por nuk i bën publike.

Ai ka thënë se ideja se “Kryeministri po na prishë me Amerikën” ka qenë shkurtpamëse. “Edhe me dashtë kryeministri nuk mund ta prishë Kosovën me Amerikën, e lërë më që unë nuk dua të prishen këto raporte pasi vet kam investuar. Unë punët nuk i bëj shumë për reklamë”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress