Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:43

​Haradinaj: Abuzimi me miq nuk është partneritet

Prishtinë | 17/08/2019 14:49

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.

Sipas tij, bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur, prandaj nuk ka nevojë të sillemi si protektorat.

“Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit. Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror. Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare”, ka shkruar ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress