Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 10.12.2018 06:33

​Haliti ka vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019

Prishtinë | 07/12/2018 17:30

Vërejtje ndaj buxhetit të paraparë për vitin 2019, pati edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti.

Ai  gjatë vazhdimit të seancës për projektbuxhetin e vitit 2019, ka kërkuar të dijë  se si është rritur ky buxhet,  ku ka kërkuar edhe një raport.

Tutje, Haliti ka folur edhe autostradën Prishtinë-Pejë. Sipas tij, nuk ka aspak siguri, sepse autostrada është shumë pranë shtëpive.  

 Në lidhje me këtë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se do të mundohen që t’u ikin vendbanime, në mënyrë që të mos kenë pengesa qytetarët. Lekaj ka thënë se tanimë është në finalizim, traseja Kijevë-Zahaq, me gjatësi 32 kilometra që së shpejti do t’i bashkohet autostradës, projekt për të cilën janë dhënë 38 milionë euro nga buxheti i shtetit./KosovaPress/


 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress