Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 02:14

​Hahn: Vendimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para verës

Prishtinë | 15/05/2019 19:14

Vendimi për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të merret para verës, është shprehur Komisioneri për zgjerim Johannes Hahn gjatë një takimi me deputetë të Bundestagut gjerman.

Në disa statuse në twitter, Hahn thotë se gjatë takimit me deputetët gjermanë është rënë dakord që BE duhet të ndjekë agjendën e zgjerimit.

"Pranimi i progresit objektiv nga partnerët është sinjal pozitiv për të gjithë rajonin", shkruan Hahn.

Ndërsa ministri gjerman Michael Roth thotë se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor janë për BE dhe Gjermaninë me interes të madh.

"Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë tashmë një marrëveshje të madhe në rrugën e tyre drejt BE", shkruan Roth./Ora News/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress