Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 05:09

​Guaido: Nuk ka negociata me qeverinë, ndërmjetësim nga Norvegjia

Prishtinë | 16/05/2019 21:13

Nuk ka asnjë negociatë mes opozitës dhe qeverisë venezuelase në Oslo, por një ndërmjetësim i Norvegjisë për t’u përpjekur që të gjendet një zgjidhje ndaj krizës që po kalon Venezuela, theksoi sot shefi i opozitës, Juan Guaido.

“Nuk ka asnjë lloji negociate”, the Juan Guaido gjatë një mbledhje politike në Karakas.

Megjithatë ai pranoi se ka dërguar delegatë të tij në një ndërmjetësim të përgatitur prej shumë muajsh nga vendi skandinav./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress