Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:13

​GSJP: Për gjashtë muaj u zbatuan vetëm 34.8 % e masave për MSA-në

Prishtinë | 04/11/2017 12:53

Kosova po ngec në zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim, si akti kyç në rrugën për integrim në Bashkimin Evropian. Në gjashtë mujorin e parë të vitit 2017, vetëm 34.8 për qind nga 241 masa që duhen zbatuar janë zbatuar nga institucionet e Kosovës.

Këto të dhëna i ka prezantuar Grupi për Studime Juridike dhe Politike, nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2017?”

Albana Merja nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, theksoi se sipas Planit Kombëtar për MSA-në, Kosova duhet t’i zbatojë 241 masa në total, derisa vetëm masa legjislative janë 119 të tilla.

Merja ka shtuar se hartimi i ligjeve është shumë i rëndësishëm, porse ligjet nuk duhet të jenë vetëm të mira, por edhe në përputhje me Acquis Communautaire të Bashkimit Evropian.

Sipas saj, edhe mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, ka ndikuar në ngecjen e zbatimit të MSA-së.

Gjatë monitorimit të zbatimit të MSA-së për gjashtëmujorin e parë, Merja tha se i kanë ndarë masat në tre lloje, masat plotësisht të plotësuara, masa që janë pjesërisht të plotësuara dhe masa të papërfunduara, që janë masa që akoma nuk ka filluar procesi.

Ajo theksoi se edhe me ardhjen e qeverisë së re nuk kanë parë ndonjë përshpejtim të procesit të zbatimit të MSA-së. /KosovaPress/


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress