Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Mërkurë, 11.12.2019 04:56

​Grabovci: Jam i gatshëm t’i përgjigjem drejtësisë

Prishtinë | 04/08/2016 11:40

​Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci ka deklaruar se nëse është vepër penale dhe krim për të punësuar njerëz dhe për të hapur vende pune, është i gatshëm t’i përgjigjet drejtësisë.

Grabovci duku iu kundërpërgjigjur Konjufcës, ka thënë se procesi i përgjimeve të vitit 2011, është hetuar vite me radhë dhe është mbyll në mungesë të provave.

“Nëse është vepër penale dhe krim për të punësuar njerëz dhe për të hapur vende pune, atëherë kërkoj nga drejtësia, ja ku jam, jam i gatshëm të përgjigjem. Të gjithë u kemi premtuar votuesve punësim dhe hapje të reja të punës dhe punësim. Nëse është vepër penale që komunikoj me deputet dhe kalojnë ligjet, unë  them me përgjegjësi të plotë që ndihem shumë mirë që kam kontribuar për të kaluar ligji i Hoqes, Prizrenit dhe Gjykatës Speciale. Iu lutem nëse dikush mund të gjej, jo vetëm ju këtu, por çdo qytetar. Iu bëjë thithje juve qytetarëve dhe organeve të drejtësisë të filloj hetimi nga unë, aty ku konstatohet që kam bërë shkelje dhe kam dëmtuar interesat e qytetarëve, jam i gatshëm të jap përgjegjësi. E di që jam fajtor vetëm për një arsye, unë dhe familja ime, sepse një krime kam bërë se kurrë nuk jam pajtuar me padrejtësitë që i kanë ndodhur popullit tim dhe kemi dhënë kontribut për lirinë e Kosovës”, tha ai. /KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress