Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.07.2018 02:30

​Gjendje e jashtëzakonshme në SHBA, 11 të vdekur nga i ftohti polar (Foto)

Uashington | 03/01/2018 17:05

Të paktën 11 vetë vdiqën në SHBA për shkak të kushteve ekstreme të motit, njofton CNN.

I ftohti polar ka goditur pjesën më të madhe të SHBA, ku temperaturat rekord janë regjistruar që nga e marta.

Dëbora vazhdoi të bie edhe sot dhe një paralajmërim i posaçëm u lëshua për nesër në bregun lindor, i cili kërcënohet nga një stuhi "monstruoze" e dëborës me erëra me intensitet stuhi, thanë ekspertët.

Meteorologët e quajtën stuhinë e ardhshme një "ciklon bombastik" për shkak të shpejtësisë shpërthyese që po përhapet dhe i paralajmëroi banorët të mos largoheshin nga shtëpitë.

Guvernatori Nathan Dil shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 28 qarqet e Shtetit në Xhorxhia.


 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress