“Gjashtë deri në 10 vetë u vranë, kur ura e këmbësorëve të sapondërtuar u shemb”, tha senatori i Floridës, Bill Nelson, për televizionin lokal “CBS Miami”.
Sipas autoriteteve lokale, tetë automjete kanë mbetur nën rrënojat e urës 950 tonë dhe tetë vetë janë transportuar në spitale.
Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve, transmeton KosovaPress.
Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun./KosovaPress/


Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018