Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 19.08.2019 12:30

​Gashi: Policia diskriminuese nuk mori asnjë veprim për mbrojtjen e 12 vjeçarit

Fushë Kosovë | 19/07/2019 17:07

Dhjetëra qytetarë dhe disa deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë marshuar nga lagjja “Meshari”, deri te stacioni i policisë në Fushë Kosovë për të protestuar për neglizhencën institucionale të policisë dhe prokurorisë për vrasjen e një të mituri në Fushë Kosovë.

Me brohoritjet “Policia duart me gjak”,’ polici raciste’, ‘prokurori raciste’ ata kanë kërkuar përgjegjësi për rastin e tmerrshëm që ka ndodhur  javën e kaluar. Njëra ndër organizatorët e kësaj proteste Vlora Gashi tha se janë mbledhur për të protestuar dhe kundërshtuar racizmin institucional që po vret siç tha ajo qytetarët e Kosovës.

“Shteti po dështon me i mbrojt qytetarët e vet. Rasti i përdhunimit dhe vrasjes së fëmijës është një ngjarje e tmerrshme që po na i përplas për fytyre racizmin e normalizuar në shoqërinë tonë. Për këtë, institucionet kanë faj, duke filluar prej shkollave e deri tek policia e prokuroria që po tregojnë që disa jetë vlejnë më pak e që përdhunimet nuk merren hiq seriozisht. Për me tepër, kjo e vë në pikëpyetje mirëqenien e fëmijëve të këtij shteti”, tha Gashi. 

Ajo theksoi se ky rast, i raportuar shumë herë për shkak të injorimit dhe diskriminimit përfundoi në tragjedi kolektive.

“Prindërit e viktimës kanë raportuar, herë pas herë brenda katër muajsh që fmëija i tyre po dhunohet seksualisht. Janari shkoi, shkurti, marsi dhe deri në prill policia diskriminuese e Kosovës nuk dërgoi asnjë dokument në prokurori dhe nuk mori asnjë veprim për mbrojtjen e 12 vjeçarit. Në vend që ta siguroj jetën policia preu jetën e 12 vjecarit. Përderisa policia ka bërë përpjekje ta distancojë veten nga rasti dhe t’ia lë fajin prokurorit ajo nuk ka tregu se kush është prokurori i ngarkuar me rastin”, tha ajo.

Deputeti i VV Sami Kurteshi i cili mori pjesë në protestë shprehu zhgënjimin e tij me institucionet e Kosovë që nuk po i trajtojnë vrasjet në Kosovës.

Edhe Hasim Bucolli fqinj i viktimës ka kërkuar drejtësi për Kujtim Veselin.

 

Ndërsa deputeti I VV Xhelal Sfeçla dhe dy protestues nga komuniteti kanë hyrë në stacionin e policisë në Fushë Kosovë për një takim me komandantin e policisë për të marr informacione lidhur me ecuritë e lëndës në fjalë. Protesta e radhës për vrasjen e të miturit do të mbahet të martën në orën 12:00 para Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për S.O, 20 vjeçarin që fillimisht e dhunoi e më pastaj e ka vrarë K.Veselin. I njëjti e ka pranuar veprën e bërë./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress