Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 18.11.2017 12:00

​Fyerja ndaj gazetarëve, vjen përgjigjja nga Zyra e kryeministrit

Prishtinë | 13/09/2017 16:37

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media thotë se kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë.

“Sot pasdite kemi marrë një letër nga AGK, e cila një apel të Kryeministrit Haradinaj që disa gazetarë të jenë më profesionistë dhe më të shkolluar, e ka konsideruar si ofendim ndaj gazetarëve dhe mediave. Haradinaj ka kërkuar vetëm profesionalizëm dhe etikë prej disa gazetarëve dhe asgjë më shumë. Na vjen keq nëse dikush, nga mosdija apo qëllimisht, ka bërë cilësime të pasakta të kësaj natyre”, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kryeministrit thekson se Hardinaj dhe kabineti i tij e kanë filluar punën duke qenë më të hapur se cilado Qeveri e mëparshme ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe kështu do të jetë deri në fund të mandatit.

“Transparenca jonë duhet të jetë e mjaftueshme që gazetarë dhe media të caktuara po ashtu të jenë korrekte dhe profesionale në raport me Kryeministrin Haradinaj dhe Qeverinë e tij”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj pak ditë pasi mori detyrën si kryeministër i vendit, nuk ka hezituar t’i fyejë gazetarët.

Ai gjatë një konference për media u ka sugjeruar gazetarëve që të kryejnë shkollë dhe të lexojnë më shumë, pasi sipas tij, nuk po i kuptojnë gjërat.

Reagimi i tij erdhi pas një pyetje që iu bë lidhur me qëndrimin e SHBA për demarkacionin, ku mediat raportuan se SHBA ka pohuar se do ta njohin vetëm versionin e tanishëm të demarkacionit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress