Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 06:32

​Ftohtë, me erë, reshje shiu dhe bore

Prishtinë | 12/02/2019 07:27

Vorbulla ciklonike nga Atlantiku verior, që do të depërtojë mbi rajonin tonë në ditët e ardhshme do të sjellë mot më të ftohtë, erë dhe të reshura.

Masat e ftohta ajrore do të mbesin mbi rajon edhe ditëve në vijim të javës, ndërsa kohëpaskohe priten mundësi për reshje lokale bore.

Në ditët në vijim parashihet të mbajë mot më dinamik, me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së ajrit, ku vlerat mund të zbresin edhe në të mira.

Sot do të jetë mot i ftohtë, kryesisht me vranësira dhe erë. Kohëpaskohe mundësi për reshje lokale bore.

Të enjten në mëngjes ngrica dhe kthjellime. Ditën vranësirat do të shtohen.

Të premten ftohtë, kryesisht vranët. Paradite vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare, minimalet do të zbresin nga +2C në -5C, e maksimalet nga +11C deri në 0C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme, të hënën nga jugu 5-11m/s, e më pas nga krahu verior 7-14m/s.

Shtypja atmosferike do të pësojë rënie të theksuar, e më pas do të rritet lartë mbi vlera normale./PrishtinaWeather/KosovaPress

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress