Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:08

​Fillon ndërtimi i shtëpive për gjashtë familje në Gjakovë

Gjakovë | 16/08/2017 16:18

Për 18 vite jetuan në barakat e Erenikut, në kushte shumë të vështira jetësore, por që këto gjashtë familje deri në tetor pritet të bëhen me shtëpi të tyre falë donacionit holandez, Fondacionit “New day impact”.

Sot është vënë gurthemeli i ndërtimit të këtyre gjashtë shtëpive për familjet e rasteve sociale në Komunën e Gjakovës.

Nënkryetari i Komunës së Gjakovës, Armend Vokshi, tha se është i lumtur që këto gjashtë familje do ta presin dimrin në shtëpi, të cilat do të jenë sipas standardeve bashkëkohore.

Ndërtimi i shtëpive do të bëhet nga donacioni holandez, përkatësisht Fondacioni “New Day Impact”, me bashkë participimin e Komunës së Gjakovës, e cila ka dhënë në shfrytëzim për 99 vite pronën komunale.

Përfaqësuesi i fondacionit holandez “New day impact”, Poul Matla pasi falënderoi komunën e Gjakovës për dhënien e mundësisë së investimit, uroi përfituesit e shtëpive të reja.

Ndërsa, Pastor Jeton Sokoli nga Kisha “Rilindja”, tha se janë të lumtur që ankthi i këtyre familjeve për një dimër të vështirë është duke përfunduar.

Një nga gjashtë familjet që do të hyjnë në shtëpi të reja është edhe ajo e Gjyke Kuqit, e cila me gjashtë anëtarë për 18 vite kishte jetuar në baraka.

“Unë jam e kënaqur, faleminderit prej shoqatës dhe e përshëndes edhe Mimozën, Armendin, gjithë që kanë ecur për mua, jam e kënaqur zoti i bekoftë”, tha Kuqi.

Ndryshe, sipas planit dinamik ndërtimi i këtyre shtëpive pritet të përfundojë në tetor./KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress