Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 23.10.2018 12:08

​Fillon ndërtimi i kolektorit verior për trajtimin e ujërave të zeza në Ferizaj

Ferizaj | 11/10/2018 13:55

Sot në fshatin Papaz të Ferizajt ka nisur punimet për ndërtimin e kolektorit verior për trajtimin e ujërave të zeza, me të cilin Komuna e Ferizajt përmbyll kapitullin e investimeve kapitale të natyrës nëntokësore.

Kryetari Agim Aliu se me këtë projekt Ferizaj po përmbyll investimet kapitale të natyrës nëntokësore, në mënyrë të veçantë të kanalizimeve që hap një kaptinë të re në përmbylljen e trajtimit të ujërave të zeza.

“Jemi këtu në kuadër të projektit të ndërtimit të kolektorit verior që kap shumë prej 1 milion e 300mijë euro, vlera e këtij projekti dhe që ka një gjatësi prej afërsisht 13 kilometra dhe përfshin një grup të madh fshatrash, kushtimisht t’i quajmë të regjionit të Rahovicës apo të rrugës që shpie deri në Rahovicë, pastaj në Mirash dhe pjesës andaj nga Prelezi, por sigurisht se fillon nga Fabrika e Tubave nga aty e do të përfundoj te lumi Sitnica, ku pastaj në bazë të angazhimeve tona dhe në bazë të asaj që kemi zhvilluar si komunikim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik do të hapim pastaj kaptinën përmbyllëse të trajtimit të ujërave të zeza me ndërtimin e impianteve të ujërave të zeza”, tha ai.


Aliu ka përkujtuar se për finalizimin e projektit të impianteve në Ferizaj ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka zotuar ndarjen e një shume prej rreth 50 milionë euro.

“Po ashtu në kuadër të buxhetit për vitin 2019, kemi futur edhe një pjesë të kolektorit verior që ka të bëj me fshatin Kosinë, që ka qenë e pakuptueshme sesi ka mbetur ajo pjesë gjatë gjithë këtyre viteve por duke parë këtë situatë dhe nga dëgjimet publike që ne kemi bërë në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2019-2021, ne kemi futur atë dhe sigurisht se me ndërtimin e impiantit do të përfundoj kjo kaptinë”, tha i pari i Ferizajt.


Përveç efektit mjedisor, projekti për ndërtimin e kolektorit verior të kanalizimit fekal prej fshatit Talinoc i Muhaxherëve ,projekt i rëndësisë së veçantë, ka një kosto prej 1.3 milion euro do të ketë edhe efekt në veprimtarinë bujqësore që zhvillohet në këtë pjesë, si dhe zgjidhje përfundimtare për problemet me ujërat e zeza të një grupi fshatrash të kësaj zone.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress