Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 17.09.2019 07:14

​Fillojnë hetimet për arsyet e qëndrimit të agresorit në Bullgari

Prishtinë | 15/03/2019 20:00

Autoritetet bullgare njoftuan sot se po hetojnë për arsyet e qëndrimit në Bullgari në nëntor 2018 nga ekstremisti i djathtë i cili kreu një sulm të përgjakshëm në dy institucione të fesë myslimanëve në Zelandën e Re.

”Agresori i dyshuar, një shtetas australian 28 vjeç i cili bëri masakër në dy xhami të qytetit të Christchurch gjatë faljes së namazit, ka qëndruar në Bullgari nga data 9 deri më 15 nëntor 2018”, njoftoi prokurori i përgjithshëm bullgar, Sotir Tsatsarov.

Prokuroi pohoi se ndërkohë ka nisur hetimi për të përcaktuar nëse versioni i tij, sipas së cilit ai dëshironte të zbulonte qendrat historike dhe të studionte historinë e vendeve të Ballkanit është i saktë apo nëse ai kishte objektiva të tjera./ATSH-KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress