Follow Us

*KYQU SQ EN
E Premte, 20.09.2019 02:07

​Filloi shpërndarja e shujtave për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Komunës së Vushtrrisë

Prishtinë | 11/09/2019 22:19

Në shkollat e Vushtrrisë ka filluar shpërndarja e shujtave për shkollarët e ciklit të ulët në të gjitha shkollat e komunës së Vushtrrisë.

Sot kryetari Xhafer Tahiri bashkë me drejtorin e DKA Afrim Namani, kanë vizituar Shkollën “Naim Frashëri” Vushtrri dhe ”Migjeni” në Stanoc dhe kanë shpërndarë shujtat për nxënës.

“Përtej një premtimi që po realizohet, simbolika e këtij projekti është edhe në atë se të gjithë nxënësit janë të barabartë, si në qytet ashtu edhe në fshatra, pavarësisht gjendjes ekonomike të prindërve të tyre. Shkolla, premtim e prioritet i yni”, deklaroi kryetar i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress