Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 24.01.2018 12:38

​Festimi i Vitit të Ri, shtatë të lënduar

Prishtinë | 01/01/2018 01:33

Shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në emergjencë deri në orën 1 pas mesnate, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë.

Këtë e bëri të ditur mjeku kujdestar në Emergjencë, Naser Syla, i cili tha se deri në orën 1 pas mesnate trajtim mjekësor kanë kërkuar 7 persona të lënduar nga mjetet piroteknike, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore, pas goditjes që ka marrë nga një plumb qorr.

“Prej orës 20:00 të mbrëmjes deri tani kanë qenë diku gjashtë raste me lëndime nga mjetet piroteknike, dy prej tyre kanë qenë raste shumë të rënda, kemi pjesë të dorës që janë amputuar, kurse katër raste tjera kanë qenë më të lehta, janë trajtuar dhe janë lëshuar në shtëpi. Dhe kemi një rast të rëndë me plumb qorr, i cili është duke u përgatitur, duke iu bërë ekzaminimet e nevojshme dhe kërkon ndërhyrje kirurgjike”, tha Syla. /KosovaPress/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress