Sivjet ky aktivitet e ka vendosur Ferizajn dhe Kosovën në listën botërore të vendeve që organizojnë aktivitete për Ditën e Paqes.
“Fal angazhimit të aktivistëve të QEMKS ID dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, sivjet ky aktivitet ka marrë jehonë ndërkombëtare ndër aktivist të paqes. Këtë vit, edhe Republika e Kosovës, respektivisht qyteti i Ferizajt me organizatën joqeveritare, Qendra për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses-Identiteti(QEMKS-ID) organizon edicionin e IV të Festivalit të Paqes me llojllojshmëri të aktiviteteve që simbolizojnë paqen, dashurinë dhe solidaritetin mes njerëzve. Qëllimi i këtij festivali është promovimi i paqes në shoqërinë kosovare. Edicioni i katërt do të zhvillohet të mërkurën me 21 Shtator 2016 në Qendrën e Kulturës duke nisur prej orës 17:00. Hyrja e hapur për të gjithë”, thuhet në një komunikatë të Qendrës për Edukim, Motivim, Karrierë dhe Sukses ‘Identiteti’.
Me këtë event qyteti i Ferizajt tani më është listuar në Global Feast for Peace: Cities, në mesin e 175 vendeve në mbarë botën.
https://www.google.com/maps/d/viewer?mid=17bOtzU_errbm5h8otB8Kdy2nEuQ
Anëtari i bordit të organizatës QEMKS-ID, dhe një prej themeluesve të Festivalit të Paqes, Lulzim Hasani ka thënë ndjehen të priveligjuar që kanë arritur që Festivali i Paqes të festohet edhe në Kosovë, më konkretisht në Ferizaj. Po ashtu, edhe qyteti i Ferizajt është listuar në mesin e shumë vendeve të botës që do të mbahet festivali i Paqes.
" Këtë vit është edicioni i IV. Të gjithë jeni të mirëseardhur në eventin që do të mbahet me 21 shtator në ora 17:00 në Qendrën e Kulturës në Ferizaj" vazhdoi më tutje Lulzim Hasani./KosovaPress/
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2018