Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 19.09.2019 12:43

​Fazli Grajqevci meriton lapidar në Prishtinë

Prishtinë | 17/08/2019 14:18

Në një orë përkujtimore është folur sot në Prishtinë për veprën e heroit, Fazli Grajqevci. Në 55 vjetorin e rënies së tij, u tha Grajqevci është një flakadan i lirisë dhe meriton që historia të shkruaj më shumë për të, dhe shteti t’i ngrisë një lapidar në qendër të Prishtinës.

Fazli Grajqevci u përkujtua edhe sot si një aktivist e intelektual i rrallë.

Shoqata e ish-të burgosurve politik, bashkë me “Artclub Rifat Kukaj” nga Drenasi, organizuan orë poetike ku folën për jetën dhe veprën e heroit, duke theksuar se Fazli Grajqevci vdiq nga torturimi në burgun e Prishtinës atë kohë.

Nënkryetari i shoqatës së ish të burgosurve politik, Meriman Braha tha se flakadani Fazli Grajqevci ndriçon edhe sot, 55 vjet pas rënies.

Ndërsa Izet Avdyli nga shoqata “Artclub Rifat Kukaj”, tha se për Fazli Grajqevcin është shkruar pak.

Aty foli edhe historian Hakif Bajrami, sipas së cilit, Fazli Grajqevci meriton lapidar para Kuvendit të Kosovës.

Fadil Grajqevci punoi edhe mësues.

E në vitin 1964, u arrestua nga policia sekrete e shtetit jugosllav, dhe pas 14 ditë torturimi, më 17 gusht, ndërroi jetë në burgun e Prishtinës./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress