Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
*staurday, 07.12.2019 04:22

​Fatmir Sejdiu: Isa Mustafa më ka “goditur pas shpine”

Prishtinë | 19/11/2019 21:05

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Fatmir Sejdiu është treguar shumë kritik ndaj kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, që sipas tij për veç humbjeve që ka pësuar vazhdimisht në zgjedhje, ka pohuar se Mustafa e ka goditur atë pas shpine.

Në një intervistë për RTV Dukagjini, Sejdiu ka thënë se kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, prej se ka marrë nën drejtim LDK-në, LDK ka humbur gjashtë palë zgjedhje dhe Mustafa nuk ka reflektuar asnjëherë pas humbjeve në zgjedhje.

“I pari që përgjigjet është lidershipi. Dorëheqja është akt shumë i qartë. pasi lidhet me mandatin e kryetarit. Ai ka udhëheq procesin. Ai ka dhënë deklaratat për fitore. Ai ka mobilizuar elektoratin për fitore të sigurt”, tha Sejdiu.

Ish-kryetari i LDK-së ka thënë se përgjegjësi kanë edhe kryetarët e degëve për rezultatet e dobëta.

“Lutfi Haziri ka përgjegjësi pasi duhet parë niveli i LDK-së në Gjilan. Muharrem Sfarqa, po ashtu ka përgjegjësi. Shikoni ku është niveli i Ferizajt. Kemi zbritje edhe në komuna, si Podujeva, pavarësisht se LDK atje ka pasur një epërsi të lehtë në zgjedhje”, tha Sejdiu.

Ai ka thënë se PDK-së i intereson që Isa Mustafa të jetë në krye të LDK-së, pasi sipas tij. PDK dëshiron një udhëheqje që nuk është stabile dhe që nuk e ka parësore ruajtjen e një identiteti real dhe të një trashëgimie që e la LDK.

Sejdiu thotë se Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit iu ka dhënë mundësinë për të punuar në kabinetin e tij dhe për t’u ngritur profesionalisht “pa ndonjë hile”.

Sejdiu duke e akuzuar Isa Mustafën se e ka “goditur pas shpine”, thotë se Mustafa i kishte bërë be “për kokën e fëmijëve” që nuk kishte ambicie për kryetar të LDK-së.

Ai ka thënë se Vetëvendosjes u kishte thënë se LDK nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor dhe ka pohuar se ka dyshime edhe në mundësinë e një koalicioni paszgjedhor mes LDK-së dhe LVV-së, pasi siç tha ai, dyshon pak në zhegitjen e një marrëveshje.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress