Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Premte, 06.12.2019 03:30

​Fatmir Limaj: Me ligj ne jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës

Prishtinë | 08/11/2019 22:23

Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se kjo parti bashkë me partnerët e saj AKR dhe PD, e kanë kaluar pragun zgjedhor për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Nëse në këtë vend respektohet ligji, s’ka a besoni. Ne me ligj jemi pjesë e Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj në Klan Kosova.

“Besoj në drejtësinë e vendit tim që do ta respektojë ligjin dhe jo ndërhyrjet nga jashtë. Ne po kërkojmë vetëm respektim të ligjshmërisë që institucionet e dala nga zgjedhjet të marrin kredibilitet”.

Në të kundërtën sipas tij përveç partisë do të dëmtoheshin edhe 42 mijë qytetarë që e kanë votuar.

Limaj ka thënë se derisa procesi zgjedhor i 6 tetorit ishte në duart e qytetarëve, ishte i suksesshëm, por kjo ndryshoi pas mbylljes së vendvotimeve.

”Procesin zgjedhor e kam ndarë në dy pjesë dhe natyrshëm procesi zgjedhor i ka disa faza për ta marrë vlerësimin përfundimtar të suksesshëm ose të pasukseshsëm. Në ditën e 6 tetorit, nga ajo që kemi parë nga dalja masive, nga respektimi deri në fund i ligjit nuk kemi marrë ndonjë shqetësim serioz i cili do të ndikonte në prekjen e ligjit të zgjedhjeve. Kemi besuar se jemi duke shkuar në një proces zgjedhor më të mirin deri më tani deri në ora 19:00”, tha ai.

Limaj ka pohuar se derisa procesi zgjedhor ishte në duart e qytetarëve ishte çdo gjë e jashtëzakonisht e mirë.

”Një shkelje masive e ligjit, papërgjegjësi totale, mosdrejtimi i procesit zgjedhor siç e parasheh ligji, gabim pas gabimi, shkelje pas shkelje apo siç e them unë Komisioni Qendror Zgjedhor në mënyrë masive e ka shkelur ligjin dhe në fund Gjykata Supreme e ndryshoi krejt ligjin”, tha ai.

”Gjykata Supreme jashtë kompetencave e ndryshoi Ligjin e zgjedhjeve. Nuk është e drejtë e Valdete Dakës të themi nëse është ligj i mirë apo i keq. Ligji ndryshohet në Parlamentin e Kosovës përmes reformës. Në bazë të këtij ligji e kemi zhvilluar lojën elektorale. Çështja nëse është ligji i mirë apo i keq mund të flasim pas rezultateve. Duhet të dihet a është respektuar ky ligj. Këtë ligj Komisioni Qendror Zgjedhor e ka shkelur”, tha Limaj.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress