Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 25.04.2017 10:14

​Familjarët e heronjve ndezin flakadanin e “Flakës së Janarit”

Gjilan | 11/01/2017 17:29

Familjarët e heronjve Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha kanë bërë ndezjen e flakadanit për nder të manifestimit “Flaka e Janarit” që mbahet çdo vit në Gjilan.

Në sheshin “Agim Ramadani” në këtë qytet përfundoi  edhe aktiviteti për ditën e sotme të manifestimit tradicional  që do zgjas deri më 17 janar.

 

Gjatë ditës ka pasur aktivitete për nder të këtij manifestimi. Komuna e Gjilanit ka organizuar një takim me familjarët e dëshmorëve , janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve si dhe kanë vizituar kazermën e FSK-së./KosovaPress/

 

 

 

 

 

 

 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress