Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 25.08.2019 07:19

​​Familja Shyti e pret Bajramin në banesë të re e dhuruar nga Devolli Group

Gjakovë | 15/07/2015 16:07

Edhe këtë vit, si çdo vit tjetër Devolli Group dhuroi një banesë për familjet e varfra. Këtë herë banesa iu dhurua familjes Shyti nga Gjakova, të cilët deri tani kanë jetuar në kushte të këqija dhe pa asnjë ndihmë nga institucionet e vendit

Kjo banesë, e cila këtë vit u dhurua në Gjakovë, është e shtata me radhë, të cilat i dhuron Devolli Group çdo vit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës.

Me këtë rast, drejtori gjeneral i Devolli Group, Xhelal Radoniqi, tha se kjo kompani vazhdimisht jep banesa apo shtëpi, si donacion për skamnorët.

Ndërsa pronarja e re e banesës, Luljeta Shyti, tha se ende nuk mund ta besojë që ajo tashmë ka një vendstrehim pet të dhe familjen e saj.

Devolli Group pos banesave shtëpive që ka dhuruar çdo vit nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, ka ndërtuar edhe një xhami në Pejë, e cila mban emrin ”Haxhi Ibrahim Devolli”. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress