Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 21.05.2019 01:56

​Familja e të vdekurit nga shembja e një pjese të “Adriatikut” fal gjakun

Mitrovicë | 23/04/2019 17:28

Familja Behrami i ka falur gjakun familjes Hajrizi për vdekjen e djalit të tyre gjatë shembjes së një pjese të ish-hotel “Adriatiku”.

Visar Behrami (27) ishte duke punuar së bashku me tre punëtorë të tjerë, të cilët kishin dalë nga vendi dhe të shpëtonin.

Trupi i tij i pajetë u gjet pas shumë orë kërkimesh nën rrënoja gjatë natës së kaluar, ndërsa varrimi është bërë sot në Vidimriq të Mitrovicës.


Shkak i shembjes dyshohet të jetë renovimi që po bëhej në objekt, për të cilat punëkryesi nuk kishte marrë leje.

Ndërkohë, Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar një muaj paraburgim për A.H. dhe Q.H., të arrestuar në lidhje me shembjen e një pjese të ish-hotelit “Adriatiku”./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress