Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Erdogan viziton Kuvajtin

Prishtinë | 14/11/2017 20:28

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u takua sot me emirin e Kuvajtit, ndërkohë që kriza që kundërvë Katarin me fqinjët e tij të Gjirit, ka hyrë në muajin e gjashtë.

“Erdogani dhe emiri i Kuvajtit, sheiku Sabah al Ahmad Al Sabah, biseduan për çështjet që prekin zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare”, njoftoi agjencia e lajmeve KUNA.

Kuvajti përpiqet të luajë një rol ndërmjetësi në konfliktin diplomatik rreth Katarit, ku Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Bahreini thyen marrëdhëniet e tyre me Dohan në fillim të qershorit. Nga ana tjetër Turqia ka ndërhyrë në këtë krizë duke mbështetur Katarin nëpërmjet furnizimit me produkte ushqimore pas bojkotit të bërë nga vendet arabe.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress