Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 25.05.2017 06:20

​​Elezi: Në KQZ kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa

Prishtinë | 20/05/2017 01:11

Për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit, në KQZ kanë aplikuar 5 koalicione, 19 parti dhe 2 iniciativa, që gjithsej janë 26 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, theksoi zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Në koalicion me PDK është AAK-NISMA për Kosovën-PD- LB-PSHDK-PK-PLK-ADK-REK –PB-PSD- BKK. Ndërsa, me LDK në koalicion është AKR, derisa Lëvizja Vetëvendosje garon e vetme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 11 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se lista e subjekteve politike që aplikuan në këtë periudhë, 11 maj – 19 maj, është si në vijim, janë pesë koalicione, 19 parti politike dhe dy iniciativa qytetare. Pra, gjithsej janë 26 subjekte politike, të cilat kanë aplikuar për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 11 qershorit”, theksoi Elezi.

Ndryshe, zgjedhjet e 11 qershorit vijnë pas rrëzimit të Qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa, pas votimit të mocionit të mos besimit.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress