Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:09

​Ekuadori kërkon një mënyrë për të transferuar Assange nga ambasada në Londër

Londër | 10/01/2018 12:46

Shteti jugoamerikan, Ekuador, ambasada e të cilit në Londër për pesë vjet ka strehuar themeluesin e Wikileaksit, Julian Assange, po përpiqet të gjejë një rrugëdalje për ta transferuar nga ndërtesa e ambasadës.

Sipas Daily Mail-it, kjo është për shkak se ai e zemëroi presidentin e atij vendi, Lenin Moreno, pasi ai kishte përmendur aleatët e tij jashtë vendit.

Policia e Londrës ka thënë se ai do të arrestohet nëse largohet nga ambasada, mbi bazën e akuzave për mos dorëzim në gjykatë në vitin 2012 dhe se Britania e Madhe refuzon të garantojë se ai nuk do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Assange, qytetar i Australisë, në vitin 2010 paraqiti një foto të një helikopteri amerikan që tregonte për vrasjen e civilëve në Irak.

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress