Follow Us

*KYQU SQ EN
E Martë, 26.03.2019 12:04

​Ekstradohet nga Anglia vrasësi shqiptar, u kap pas 18 vitesh

Tiranë | 22/02/2017 11:01

Avni Metra, autori i vrasjes së dy vëllezërve në 1997, dhe që një vit më parë ishte në qendër të vëmendjes së mediave britanike, është ekstraduar nga Interpol Mancester drejt Shqipërisë.

53-vjeçari nga Burreli është dënuar me 25 vjet burg për vrasjen e dyfishtë, teksa prej 1998 kishte ikur në Angli me identitet të rremë si Avdul Mekra nga Gjakova. 

Gjykata e Tiranës e ka dënuar më 12 shkurt të 2001 për vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.  

Ai iu  dorëzua patrullës së Policisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve. Metra u vu në qendër të medias britanike, pasi dhe bashkëshortja e tij e akuzonte për dhunë sistematike, duke e quajtur edhe ‘psikopat’.

Loading...

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress