Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 21.10.2019 06:19

​Ekspertët e pavarur: Mali i Zi nga Kosova përfiton mbi 70 kilometra katror

Prishtinë | 24/02/2017 12:57

Grupi i ekspertëve të pavarur prezantoi sot fakte të reja shkencore mbi demarkimin e vijës kufitare Kosovë - Mali i Zi.

Në bazë të këtyre fakteve dhe hulumtime që prezantuan ekspertët e pavarur, me ratifikimin e  kësaj marrëveshje në Kuvendin e Kosovës,  Mali zi do të rritë sipërfaqen e saj për rreth 70 kilometra katror.

Gjeografi dhe deputeti i LDK-së si dhe kundërshtuesi më i zëshëm i demarkacionit që ka hartuar Komisioni shtetëror,  Shpejtim Bulliqi, tha se deri tash ky grup ka prezantuar një sërë faktesh për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, por për fat të keq këto çdo herë kanë hasur në vesh të shurdhër.


Ai tha se historikisht Mali i Zi, sipas të gjitha publikimeve nga viti 1945 deri në vitin 2015 kishte më pak sipërfaqe sesa pas këtij demarkimi.

Sipas tij, rezultatet e prezantuara për territorin pas marrëveshjes për demarkacionin të vitit 2015 paraqesin anomali dhe jo përputhshmëri me realitetin.

Ai th se rezultatet e arritura për territorin me Mal të Zi, janë sa të sakta aq edhe të tmerrshme, ngase,  pas procesit  të demarkimit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi dhe në rast të ratifikimit të kësaj marrëveshje në Kuvendin e  Kosovës, Malit të Zi do t’i rritet sipërfaqja.  


Mirëpo, ai nuk ka treguar se sa sipërfaqe ka Kosova për shkak të mos demarkimit të kufijve me Serbinë dhe Malin e Zi, edhe pse sipas Bulliqit  kanë material për shifra, por nuk do t’i publikojnë.

Profesori Florim isufi duke dokumentuar me harta zyrtare, tha se Çakorri është në kufi me Malin e Zi, kurse Bjelluha është në territorin e Kosovës. Sipas tij, matja e territorit në Malin e Zi është bërë në mënyrë shkencore.

Në këtë konferencë ka folur edhe proefesori  Zejnullah Gruda, i cili vlerësoi se demarkimi i vijës kufitare është  i gabuar në rast se humbet Çakorri dhe Bjelluha.

 Ai ka folur rreth librit një vështrim monografik “Kosova” i publikuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, anëtar i së cilës është edhe kryeministri aktual Isa Mustafa.

Në këtë libër thuhet se linja kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi prehet me dy arterie rrugore automobilistike në Qafë Kullë dhe Çakorr që trajtohen si njëra ndër qafat më të larta në Ballkan.

Në këtë hulumtim sipas ekspertëve, janë përdorur harta publike zyrtare të dedikuara për llogaritjen të tërësisë territoriale të një shteti nga të cilat janë dedektuar hiq më pak se 50 mijë e 65 pika me koordinata përgjatë tërë vijës kufitare të Malit të Zi.  /KosovaPress/            

 

 

 

 

 

 

 

 

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress