Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.05.2019 11:59

​Edhe në Drenas mbillen fidane dhe lule

Drenas | 23/04/2019 14:48

Më rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Drenasit ka zhvilluar aktivitete të ndryshme për pastrimin e ambientit në qendër të qytetit dhe ka vazhduar edhe me zona të tjera dhe janë pastruar edhe deponi ilegale.

Në sheshin “Fehmi Lladrovci”, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka ftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit dhe se bashku edhe me grupet vullnetare ka mbjellë disa fidane dhe lule në shesh dhe në zona tjera të qytetit. 

Aksionit për shënimin e ditës së Tokës, i janë bashkuar drejtor të drejtorive komunale, Stacioni Policor në Drenas e udhëhequr nga komandantja Feime Bajrami, KFOR-i, Kryqi i Kuq, Zjarrfikësit, Këshilli i Veprimit Rinor Lokal, nxënës të Klubeve të Gjelbra të shkollave, OJQ “Green Art Center” dhe OJQ të tjera në Drenas, KRM “Pastrimi” Ujësjellësi “Prishtina” dhe qytetarë.

Grupet e Gjelbra dhe vullnetare kanë vazhduar me pastrim të mjedisit dhe mbjelljen e fidanëve në oborre të shkollave dhe ambiente të ndryshme. /KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress