Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Hënë, 18.11.2019 11:07

​Edhe Ahmeti mirëpret miratimin e rezolutës për vëllezërit Bytyqi

Prishtinë | 23/10/2019 10:51

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur miratimin e rezolutës për ndriçimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi nga Senati amerikan.

Ahmeti në një postim në facebook ka shkruar se kjo është përkrahje për drejtësi dhe përkrahje për të drejtën e familjes Bytyqi, që ta dinë se kush i vrau fëmijët e tyre dhe për çfarë arsye.

I pari i Prishtinës, njëherësh kryetari i Partisë Socialdemokrate ka thënë se SHBA-ja dhe vëllezërit Bytyqi janë shembulli më i mirë se si duhet këkruar drjetësi për të gjitha viktimat, për të gjitha familjet pa marr parasysh prej nga janë e kush janë.

“Ylli, Agroni dhe Mehmeti ishin edukuar në frymën e luftës për liri dhe ndihmes për popujt e shtypur. Mbase, të inspiruar nga fakti që u rritën në vend tjetër për shkak se ishin pjesë e një populli të shtypur. Pas përfundimit të luftës në Kosovë për të cilën kishin ardhur nga SHBA, deshtën prapë ta ndihmojnë dikë tjetër. Të mbrojnë qytetarë romë nga persekutimi që mund të ju vinte nga vet bashkatdhetarët e tyre. Ky akt i fisnikërisë, barazisë e solidaritetit i dërgoi drejt vdekjes, për tu vrarë në Serbi pasi që ishin arrestuar e liruar për kalimin ilegal të kufirit pa e ditur fare se e kishin kaluar atë.

Edhe më tutje varret e tyre në Yonkers nuk mund të jenë të qeta për shkak se vrasësit e tyre janë të lirë. Dje, Kongresi Amerikan me votë unanime aprovoi rezolutën për pakënaqësinë me shtetin e Serbisë për mosveprimin në rastin e vëllezërve Bytyqi të cilët ishin shtetas amerikan. Në Kosovë kjo u përshëndet nga disa si përkrahje unanime e SHBA-së për Kosovën.

Megjithatë...kjo është përkrahje për drejtësi. Përkrahje për të drejtën e familjes Bytyqi ta dijnë se kush i vrau fëmijët e tyre dhe për çfarë arsye. Përkrahje për dënimin e merituar të vrasësve. Sa e sa familje janë që nuk e dijnë fare fatin e njerëzve më të afërt. Dhe, në qoftë se kemi mësuar diçka nga vëllezërit Bytyqi dhe SHBA-të është se duhet të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat, për të gjitha familjet pa marr parasysh prej nga janë e kush janë.

‘There is a certain enthusiasm in liberty, that makes human nature rise above itself, in acts of bravery and heroism.’

‘Ka një lloj entuziazmi në liri, që e bën natyren e njerit të ngritet mbi veten, në akte të trimërisë e heroizmit.’

Alexander Hamilton”, ka shkruar ai./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress