Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 24.07.2017 12:35

​Ecje në përkrahje të popullit turk në një vjetorin e tentim puçit

Prishtinë | 15/07/2017 19:07

Me një pankartë në dorë ku shkruan “Ne jemi me ju”, e që kishte ngjyrat e flamurit të Kosovës dhe Turqisë, është mbajtur ecja në Sheshin “Nëna Terezë” deri tek Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në një vjetorin e tentim grusht-shtetit në Turqi.

Qindra qytetarë të Kosovës, që mbanin në duar flamujt e shtetit të Kosovës dhe atij të Turqisë, u tubuan në Sheshin “Zahir Pajaziti” për t’u solidarizuar me popullin turk një vit pas tentim puçit, në të cilin mbeten të vrarë 250 persona dhe u plagosën rreth 2 mijë të tjerë. 

Përfaqësuesi i shoqërisë civile që organizuan këtë ecje, Drilon Bllaca tha se më 15 korrik 2016, populli turk i dha botës leksion se si duhet ruajtur vlerat humane dhe atdheun.

“Sot bëhet një vit që në një vend mik, në një vend që ndihmoi Kosovën në rrugën e çlirimit dhe pavarësimit, dhe tani përkrahëse në integrimin evropian dhe fuqizimin e subjektivitetit të saj. Pra Republika e Turqisë u godit nga një përpjekje mizore e një formacioni dashakeq, që shfrytëzoi uniformën ushtarake dhe deshi ta përmbys rendin kushtetues, dhe institucioneve të zgjedhura në mënyrë të lirë nga shtetasit. Sot një vjet, pra më 2016 popullata në Turqi i dha një leksion botës, se si duhet ruajtur vlerat humane dhe atdheun”, tha Bllaca.

Edhe Monafis Hodza, njëri nga organizatorët e kësaj ecje, theksoi se e gjithë ajo që ndodhi më 15 korrik 2016, dëshmoi se forca e vërtetë e ndryshimeve vjen nga populli, dhe jo nga ushtria ose çfarëdo grupi.

Sipas tij, pas tentim grusht shtetit, populli menjëherë doli në rrugë, i gatshëm të sakrifikojë shpirtin, për të shpëtuar Turqinë pas vetëm një thirrje nga presidenti i tyre i dashur Reccep Tayyp Erdogan.

“Të shtunën, më 15 korrik 2016 në Turqi erdhi deri te tentim puçi ushtarak dhe rrëzimit të qeverisë së zgjedhur në mënyrë demokratike. Organizata joqeveritare ashpër dënon tentimin për heqjen nga pushteti të përfaqësuesve legjitim të popullit turk. Ne si popull jemi krenar me popullin turk, i cili me trimëri u çua në rrugë dhe mbrojti vullnetin dhe zgjidhjen e tij, dhe në atë mënyrë dëshmoi pjekuri që në pushtet të vijë kryesisht me vota të zgjedhura të popullit dhe jo me puç”, theksoi Hodza.

Pjesë e kësaj ecje ishte edhe ambasadorja e Turqisë në Kosovë Kivilcim Kiliç, e cila tha se 15 korrikun e kanë shënuar si ditë të demokracisë, duke i treguar gjithë botës për këtë. Derisa, mbështetjen e Kosovës e ka vlerësuar si shembull të vëllazërisë së përjetshme mes Kosovës e Turqisë.

“Jemi në përvjetorin e parë dhe këtë ditë e kemi shpallur si fitoren e Demokracisë. Mbështetja e juaj është shumë e rëndësishme për neve. Ky është një shembull që tregon vëllazërinë e përjetshme mes Kosovës dhe Turqisë”, tha Kiliç.

Tentimi i grusht-shtetit në Turqi ndodhi më 15 korrik 2016, kur një pjesë e ushtrisë turke tentoi ta rrëzoi pushtetin dhe presidentin aktual Reccep Tayyp Erdogan dhe të marrë drejtimin e Turqisë.

Autoritetet turke menjëherë pas tentimit të grusht-shtetit, kanë akuzuar Fetullah Gylenin dhe organizatën e tij FETO, për organizimin e tentim grusht shtetit, raporton KosovaPress.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress