Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 21.07.2019 12:10

​Dy kompani vendore ndihmojnë të varfërit në Obiliq

Prishtinë | 10/12/2018 12:57

Kompania Zero Pozitive dhe kultivuesja e verës Stone Castle, kanë ndërmarrë një aksion humanitar në komunën e Obiliqit, ku kanë ndihmuar mbi 100 familje në asistencë sociale me pako ushqimore.

Xhafer Gashi, kryetar i Obiliqit ka thënë se ky veprim i dy kompanive vendore ka qenë shumë i nevojshëm në komunën që ai qeverisë.

Sipas tij, shumë familje janë në gjendje të keqe sociale dhe me anë të këtij veprimi në një formë atyre do t’i lehtësohet gjendja.

“Jemi shumë mirënjohës, e dimë që në komunën tonë ka shumë nevojë për ndihma, shpresoj të ardhmen do të ulen rastet sociale”, ka thënë, kryetari Gashi.

Ndërsa, Ibush Mjekiqi, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, u shpreh se përzgjedhja e familjeve është bërë në mënyrë korrekte.

Mjekiqi theksoi se fokusi kryesor ka qenë tek nënat vetushqyese, siç thotë ai gjendja tek këto është me e rëndë, dhe këto pako ushqimore do t’i ndihmojnë mjaftueshëm.

Përfaqësuesit e dy kompanive shprehen të lumtur me këtë aktivitet, sipas tyre qyteti i Obiliqit nuk është i vetmi që kanë ndërmarrë këtë iniciativë, pasi në vazhdim radhën do të kenë qytete tjera.

Komuna e Obiliqit është njëra ndër komunat që ka më së shumti familje me asistencë sociale./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress