Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 21.03.2019 02:06

​​Dy ajsbergë shkëputen nga akullnaja Grey

Prishtinë | 15/03/2019 20:43

Brenda 15 ditëve, dy ajsbergë të mëdhenj u shkëputën nga akullnaja Grey, në Patagoninë kiliane.

Më 20 shkurt, një ajsberg gjigant prej 8,8 hektarë (i barasvlefshëm me 6 fusha futbolli) u shkëput dhe u nda nga një prej faqeve të mureve të akullnajës Grey. Menjëherë më pas, më 7 mars u shkëput një bllok i dytë rreth 6 hektarë.

Harku kohor mes ngjarjeve të tilla nuk ka qenë asnjëherë kaq i shkurtër.

Këto dy shkëputje shkaktuan një humbje prej 500 metra të akullnajës Grey, më shumë se gjysma e asaj që u regjistrua gjatë dekadës së kaluar.

”Në 2017, një ajsberg i vogël u shkëput gjithashtu”, vë në pah një shkencëtar i Institutit Antarktik Kilian, Ricardo Jana. Por është e sigurt se humbja e masës në vitet e mëparshme ishte më e vogël se këtë vit.

Shkencëtarët të cilët po ndjekin ecurinë e ndryshimeve të kësaj qendre pohojnë se gjatë 30 viteve, ajo ka humbur rreth dy kilometra.

Grey është një prej 24100 akullnajave të Kilit. Kjo masë gjigante akulli me ngjyrë të kaltërt 270 kilometra katror sipërfaqe ndodhet në liqenin me të njëjtin emër, në pjesën perëndimore të Parkut Kombëtar të Torres del Paine, një pikë e rëndësishme turistike e vendit./ATSH/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress