Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 18.09.2019 04:37

​Drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane i bashkohet NISMA’s

Prishtinë | 19/08/2019 16:33

Nismës Socialdemokrate i është bashkuar gjatë ditës së sotme, drejtori i Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane. Një gjë të tillë ka bërë të ditur edhe kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj në një konferencë për media.

Limaj tha se falë angazhimit të Brestovcit dhe qindra personave, Kosova është çliruar.

Brestovci ndonëse i përndjekur, Limaj tha se nuk ia ktheu shpinën asnjëherë Kosovës.

Mes tjerash, sipas tij, kthimi i tij në Kosovë dhe inkuadrimi në Nismë, është nder.

Bekim Brestovci tha se nga sot po nis një rrugëtim i ri në Kosovë.

Derisa ka treguar për aktivitetin e tij në Gjermani, tha se tash e sa kohë ka qenë në kërkim të një formati të ri, se si t’i ndihmojë vendit të tij.

Brestovci mes tjerash shpreson që kyçja e tij në politikë do të jetësoj zhvillimin ekonomik.

Kreu i partisë Nisma Socialdemokrate është pyetur në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe takimeve të sotme mes partive, por i njëjti nuk ka dashur të deklarojë në lidhje me këtë, duke thënë se ardhja e Brestovcit në partinë e tij, është festë. /Sh.Pajaziti

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress