Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 22.04.2019 09:00

​Draft-platforma iu dorëzohet nesër krerëve të shtetit

Prishtinë | 12/02/2019 19:05

Ekipi negiociator pas disa orë punimesh sonte ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe nesër do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit, pas të cilit do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.

Kjo është bërë e ditur pas takimit nga bashkëkryesuesi i ekipit negociator Fatmir Limaj.

Ai tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët njëherësh edhe do ta miratojnë.

Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress