Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 19.06.2019 01:58

​Dobësimi i grupeve kriminale arrihet përmes sekuestrimit të pasurisë

Prishtinë | 21/05/2019 16:38

Sekuestrimi i pasurisë është e vetmja formë për t’i dobësuar grupet kriminale në Kosovë dhe pa arritjen e saj luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar është i kotë.

Kështu u tha në një tryezë që Oda e Avokatëve të Kosovës e ka organizuar mbi përmirësimi i garancive procedurale në procedurën e mbrojtjes penale lidhur me pastrimin e parasë, sekuestrimin dhe ngrirjes së pasurisë në Kosovë.

Pjesë e këtij diskutimi i ishte dhe ministri i  Drejtësisë, Abelard Tahiri, i cili tha se me anë të legjislacionit kanë arritur që të bëjnë reforma dhe hapa përpara për të mundësuar që sekuestrimi i pasurisë së paligjshme tek grupet kriminale të jetë prioritet.

Sipas tij, vetmja formë për të arritur t’i dobësuar grupet kriminale është konfiskimi i pasurisë.

Se duhet më shumë efikasitet në sekuestrimin e pasurisë së paligjshme e tha dhe Julie Moslye nga Ambasada Amerikane.

Sipas saj, duhet më shumë efikasitet, pasi njëra prej brengave të BE-së është shkalla e lartë e korrupsionit në Kosovë.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skender Çoçaj  u shpreh se me punën e deri tanishme nuk duhet të mburret askush në Kosovë.

Për këtë ai tha se duhet pasur parasysh se nëse krimi nuk e godasim në konfiskimit atëherë thuaja se nuk kemi bërë asgjë.

Kurse, kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli tha se me anë të kësaj tryeze do të mundësojnë të luftojnë këtë fenomen me qëllim që të ketë sa më pak dukuri negative./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress