Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:00

​Diplomati italian: Kosova ta evitojë logjikën e kundërshtimeve

Prishtinë | 05/12/2018 12:40

Zëvendës ambasadori i Italisë Matteo Corradini, ka thënë sot se rruga atlantike duhet të mbetet objektivi i fundit i Kosovës, apo siç e quajti ai: “ylli polar”, pasi që ka shumë sfida, të cilat shihen çdo ditë.

Ai ftoi që institucionet e vendit të jenë konstruktive, duke hapur bashkëpunimin me partnerët kryesorë, duke evituar logjikën e kundërshtimeve, pa të cilët Corradini tha se perspektiva euroatlantike nuk mund të arrihet.

Në konferencën “Ndërtimi i besimit dhe fuqizimi i komuniteteve - Rruga përpara për Kosovën pas marrëveshjes për Asociim”, ai theksoi se logjikat e përveçme mund të destabilizojnë rajonin.

Sipas tij, aktiviteti i sotëm ka të bëjë me temën e ndërtimit të forcimit të besimit dhe komuniteteve, temë kjo që mund të kuptohet nga rëndësia në momentet nëpër të cilat po kalon vendi.

Ai foli edhe për MSA-në, për të cilën tha se shpesh diskutohet dhe paraqitet në kuadër të obligimeve që duhet t'i zbatojë Kosova për t’iu përshtatur standardeve evropiane. Teksa shtoi se MSA hap një seri ët mundësive që Kosova duhet të kap për të vazhduar rrugën drejt forcimit institucional.

Zëvendësshefi i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad, u shpreh se është shumë i kënaqur që bashkëpunimi, sidomos ai me Ambasadën e Italisë, që ka kontribuar në përmbushjen e misionit në Kosovë.

Ai bëri te ditur që nga dhjetori janë përkushtuar në reformën e gjithëmbarshme të administratës të Kosovës. Ku tha se Kosova e shpenzon 50 përqind të buxhetit të vet për paga të shërbyesve civil, derisa shtoi se ekziston një hapësirë shumë e madhe për përmirësim.

Ndërsa kryetari i komunës së Gjilanit, njëherësh anëtar i bordit të ALDA, Lutfi Haziri, tha se Kosova ka ndërtuar katër mekanizma në rrugën e ndërtimit të raporteve me BE-në, ndërsa theksoi se ky hap i madh është dashur që t’i nxjerrë institucionet e vendit në zbatimin e prioritetit më të madh, e që siç tha ai, është pakoja e obligimeve ERA.

Ai foli edhe për liberalizimin e vizave. I pari i Gjilanit foli edhe për deponitë e hapura, ku tha se me asistencën e Komisionit Evropian, komunat po përpiqen të zgjidhin këtë problem.

Ndërkaq, Agim Veliu, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se ky asociacion ofron projekte të shumta, duke përfaqësuar pushtetin lokal edhe në sferën ndërkombëtare./KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress