Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 26.05.2019 12:04

​​Diplomatët amerikan tërhiqen nga Iraku për shkak të kërcënimeve iraniane

Prishtinë | 15/05/2019 20:35

Tërheqja nga Iraku e trupës diplomatike amerikane që nuk është e thelbësore, është e motivuar nga një kërcënim i mundshëm në lidhje direkte me Iranin, deklaruan sot përgjegjës të lartë amerikanë.

“Ky kërcënim është real”, tha një prej këtyre përgjegjësve të departamentit amerikan të Shtetit, duke përmendur rrezikun që vjen nga milicitë irakiane nën komandën dhe të kontrolluara nga Gardianët e Revolucionit Iranian, ushtria ideologjike e Republikës Islamike të Iranit.

Departamenti amerikan i Shtetit urdhëroi sot që një pjesë e personelit diplomatik të largohej nga ambasada amerikane në Bagdad dhe konsullata e Erbilit, në një kontekst tensionesh në rritje me Iranin fqinj.

Uashingtoni ka rritur presionin ndaj Teheranit këto ditët e fundit me forcimin e pranisë ushtarake në vendet e Gjirit, me pretendimin e kërcënimeve shqetësuese dhe të sinjaleve të qarta të përgatitjeve iraniane për sulme kundër interesave amerikane në rajon./ATSH/ 

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress