Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 23.06.2018 04:09

​Di Maio u kërkon forcave politike të prezantojnë propozimet qeverisëse

Prishtinë | 13/03/2018 19:57

Luigi Di Maio, shefi politik i Lëvizjes Pesë Yjet (L5Y), që doli partia e parë në Itali në legjislativet e 4 marist, i kërkoi sot formacioneve të tjera politike që të japin propozimet e tyre.

“Besoj se italianët kanë dhënë një sinjal më 4 mars, kjo ishte një votë, ku e djathta dhe e majta nuk ekzistojnë më dhe që i dha L5Y-së 32,5%”, deklaroi Luigi di Maio, kandidat për postin e kryeministrit.

“Kam dëgjuar këto ditë se L5Y-ja kërkon aleancë ndonjë forcë politike më shumë prisja që ndonjë forcë politike të zhvillonte kontakte me ne mbi tema të ndryshme, më shumë se sa të kërkonte poste ministrore”, theksoi ai.

Me 32,7% të votave, L5Y-ja është bërë partia e parë italiane në përfundim të legjislativeve por është koalicioni i drejtuar nga “Leag” e Matteo Salvini që doli në krye me 37%./ATSH/

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress