Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 20.07.2019 11:04

​Dhuna në LDK, fajësohet Arban Abrashi

Prishtinë | 16/06/2019 19:22

Kanë vazhduar përleshjet në mes të delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Dhuna u shpërfaq edhe sot gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të nëndegës në Mat, e njohur si Dega e Tretë presidenti Ibrahim Rugova, në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Mat.

Për këto përleshje kryetari i zgjedhur i nëndegës së Matit, Sherif Vrajolli fajëson  ish-kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashin. Sipas tij, ai nuk punon për partinë, por për interesa personale.

Kryetari i sapo zgjedhur i nëndegës së LDK-së në Mat tregon arsyet e shpërthimit të incidentit në mes të dy grupeve.

“Filloi kur unë në komisionin e punës e propozova  dr. Sali Krasniqin dhe Musli Mehën, të cilët janë aktivistë më të vjetër, mund të them në LDK edhe 260-270 ishin për dhe 60 kundër, u pa...nuk u pajtuan edhe rrethi i tij i madh e bëri këtë”, tha ai.

Pas shpërthimit të rrahjes, ka ndërhyrë edhe Policia e Kosovës, e cila ka shoqëruar në polici disa nga delegatët e kuvendit zgjedhor.

Megjithatë, pas pushimit të gjakrave, janë zgjedhur edhe drejtuesit e kësaj nëndege.

Sherif Vrajolli është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK-së Mati në Prishtinë, ndërsa nënkryetar u zgjodh Kreshnik Hoxha, që të dy të krahut të Hazir Borovcit.

Zgjedhja e tyre erdhi pas ndërprerjes së punimeve të Kuvendit si pasojë e përleshjes së mbështetësve të Hazir Borovcit dhe atyre të Arban Abrashit.

Vrajolli dhe Hoxha janë në mesin e personave të lënduar me këtë rast si pasojë e rrahjes.

Dhuna në degët e kuvendeve zgjedhore të kësaj partie në Prishtinë është duke vazhduar tash e sa kohë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale Facebook, ka bërë kanosje ndaj simpatizueseve të një partie politike. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka deklaruar më herët se do të ndëshkohen të gjithë ata që e prishin procesin zgjedhor./KosovaPress/

Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress