Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 17.08.2019 04:27

​Deputetja e LDK-së kërkon shkarkimin e Rexhep Hotit nga posti

Prishtinë | 16/05/2019 11:10

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka kritikuar mbajtjen e testit të diturisë, test i cili është mbajtur të shtunën e kaluar të cilin e ka quajtur skandalin më të madh që i ka ndodhur nxënësve.

Ajo ka kërkuar që të shkarkohet koordinatori nacional Rexhep Hoti dhe të ndalohet programi nacional për rini që kohë më parë është miratuar, po ashtu ka kërkuar që të mos vazhdojë shpenzimi i mjeteve financiare. Bunjaku ka kërkuar që hetohet mënyra se si janë shpenzuar paratë për mbajtjen e këtij testimi.


“Ky është skandali më i madh që ka mundur t’i ndodh nxënësve dhe fëmijëve tanë. Ajo garë është organizuar si është më së keqi nga organizatori apo koordinatori jo profesional, me dëme të pathyeshme për efektet negative të nxënësit. Janë shpenzuar mjete financiare krejt koti, është bërë organizimi nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe nuk është bërë organizimi nga MASHT-i. Janë diskriminuar shkolla, nxënës, janë diskriminuar edhe minoritetet nëpër komuna. Janë shfaqur mijëra gabime teknike, janë shprehur mijëra ankesa në mënyrën e furnizimit me materiale, me vonesa. Kjo është bërë nga një i ashtuquajtur koordinatori nacional. Nuk do t’i kishte hije asnjë OJQ të bënte kësi gabime e jo më një koordinatori nacional”, tha Bunjaku-Rexhepi.

Deputetja ka paraqitur disa nga dështimet që sipas saj kanë ndodhur ditën kur është mbajtur testi.

Sipas saj  me të filluar testimi ato janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ajo ka bërë të ditur se do të thërrasin në interpelancë kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit Shyqiri Bytyqi për këtë çështje./KosovaPress/


Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress