Follow Us

*KYQU SHQIP ENGLISH
E Martë, 12.11.2019 12:32

​Deliu-Kodra: PDK nuk ka vija të kuqe për asnjë parti

Prishtinë | 14/08/2019 11:56

Blerta Deliu-Kodra nga Partia Demokratike e Kosovës tha se PDK është deklaruar që nuk është për harrnim të Qeverisë, por për mbajtje të zgjedhjeve.

Tha se ka pritur korrektësi nga Haradinaj, si partner të koalicionit.

Ajo mes tjerash në debatin “Çfarë zgjidhje ofrojnë zgjedhjet?”  duke folur për koalicionet tha se duhet të ketë maturi politike.

Sipas saj, PDK nuk ka vija të kuqe, por për koalicionet tha se do të vendos kryetari. Deliu-Kodra nuk la pa komentuar edhe takimin në mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa me atë të VV-së Albin Kurti.

 "Subjekti i Albulenës ka pasur debat të ashpër me kryetarin e LDK-së dhe tash së fundmi kemi pirje të kafeve shtrëngim të duarve. Sot po ulen po flasin, dhe po mundohen të krijojnë krah politikë. Është mirë që forcat politike kanë pasur dakordim, por me 22 gusht do të shohim se kur do të përcaktohet data e zgjedhjeve. Nuk është as hera e parë e as fundit që Kosova po përballet me mandate të shkurta. Por sidoqoftë unë besoj se qytetari i vendit do të përcaktoj fituesin dhe forcat e reja që do të udhëheqin vendin. Ne kemi pritur një korrektësi si partnerë të koalicionit, në raport të partneritet në kohën kur ka dhënë dorëheqje Haradinaj, se ia kemi besuar mandatin", ka thënë Deliu-Kodra. /KosovaPress/


Loading...
 
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress